Murat Jashari për President? Qe çka thotë Bekim Jashari

bekim jashari

Djali i Hamzë Jasharit, Bekim Jashari, asht kandidat i pamvarun për kryetar të Skenderajit. Përkundër që kandidimi i tij ka qenë i papritun, Jashari kandidimin e tij e konsideron të randësishëm si dhe përgjigje ndaj qytetarëve të Skenderajit.

“Konsideroj që kandidimi im për Kryetar të Komunës asht vetëm përgjigje e kërkesës së qytetarëve të Skenderajt. Pse vendosa t’i përgjigjem qytetarëve të mi, lidhet me dashninë dhe ndjenjën e borxhit ndaj vendit tim” ka thanë Jashari në nji intervistë për “Bota sot”.

Me kandidimin e Bekim Jasharit, në media asht përfolë edhe për kandidimin e Murat Jasharit për president të vendit.

I pyetun rreth kësaj, Bekim Jashari, ka thanë për “Bota sot” se asht fakt që populli i Kosovës ka besim dhe mbështetet në familjen e tyne.

“Çka muj me than% unë – si anëtar i Familjes Jashari, asht fakt se populli i Kosovës ka besim dhe mbështetet në Familjen tonë. Por, që nuk ka asgja konkrete në këtë drejtim – edhe pse besoj në kapacitetin njerëzor, profesional dhe kombëtar të djalit të axhës tim – Muratit” ka thanë Bekim Jashari.

Shperndaje në: