“Murat Meha duhet me u shkarkue”

Deputeti nga radhët e AAK’s, Daut Haradinaj ka shkrue prapë në rrjetin social Facebook lidhun me çashtjen e Demarkacionit, ku simbas tij, kishte me qenë mirë me u shkarkue Murat Meha dheme u formue nji trupë e re, e cila negocion kufinin dhe tek mandej vjen në Kuvend.

Statusi i plotë i Haradinajt në Facebook:

E di se po përsëriten gjërat rreth demarkacionit dhe qëndrimit të fundit të qeverisë se demarkacioni është ok dhe se do procedohet në Kuvend.

Tani duke qenë mese i sigurt se Qeveria ka dështuar t’i siguroj numrat në Kuvend, po mundohet ta hedhë fajin te Opozita.

Por po dua ta sqaroj një të re sipas meje dhe shpresoj që juristët e mirënjohur do ta japin kontributin e tyre .

Dështimi në Kuvendin e Kosovës i jep të drejtë Malit të Zi për tu ankuar ne Gjykatën e Arbitrazhit, e që do të thotë në start pala tjetër është në avantazh, prandaj do ishte më mirë të shkarkohet Meha dhe të formohet një trupë e re e cila e rinegocion kufirin dhe tek pastaj të vie në Kuvend.

Nuk i konvenvenon Kosovës një demarkacion i tillë.

Deputetët treguan vetën duke e kundërshtuar këtë demarkacion.