Murat Meha nuk e pret shkarkimin nga Haradinaj, a po jep dorëheqje?

Vetëm pak ditë para marrjes zyrtare të postit të shefit të qeverisë, Ramush Haradinaj, ka planifikue me shkarkue nga detyra shefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Mehën.

Meha që asht edhe Udhëheqës i Komisionit Shtetnor për matjen e territorit Kosovë –Mali i Zi, ka pasë kritika të ashpra nga Ramush Haradinaj në kohën sa po bahej matja e territorit të Kosovës me Malin e Zi, që ishte dashtë me përfundue Demarkacioni shtetnor.

Lajmi.net merr vesh se Murat Meha nuk ka me pritë Ramush Haradinajnme shkarkue, por ka me dhanë dorëheqje. Nji burim i ka thanë lajmi.net se “për shkak të tutës se mundet me u shkarkue nga ardhja e Haradinajt në krye të qeverisë, Meha ka zgjedhë me dhanë dorëheqje”.

Shperndaje në: