Murati: Sovraniteti dhe forcimi i shtetit nuk bie ndesh me bashkimin kombëtar

Ministri i diaspores, Valon Murati, ishte i ftuemi i Fidan Jupollit ne emisionin Rrokum Roll.

Diaspora asht shtylle e randesishme e procesit te lirise se Kosoves, tha Murati.

“N’Europen Perendimore dispora asht ne moment tranzicioni, qe domethane ka lidhje me vendin e vet, por ka fillue me shikue edhe pozicionin e vet neper vendet ku jeton”, vleresoi ai.
“Ministria e Diaspores ka ba perpjekje qe, tue mos nderhy ne menyre brutale me ndihmue diasporen”, tha ai dhe tregoi nji nga nji rrjetet e formueme nga ministria, per me i ardhe ne ndihme dispores shqiptare.
Tue thane se po mundohen qe me ane te aktiviteteve me i mbulue hapesinat financiare, Murati tregoi se buxheti per Ministrine e Diaspores asht rreth 1 milion e 500 mije euro.
Murati foli edhe per marreveshjen e nenshkrueme vitin e kaluem mes Shqipnise e Kosoves, per arsimin shqip ne diaspore.
“Arsimimi ne shqip asht ne krize, se mobilizimi ka ra dhe njerezit kane mbete ne dy ane, dhe ju kane kthye vetes”, dha si arsye Murati.
Ai tregoi se ne kantonet e Zvicres mesimi shqip perkrahet permes sigurimit te objekteve per shkolla, por jo edhe tue i pague mesimdhanesit. Murati shtoi se puna e tyne bahet ne menyre vullnetare.
“Shqiptaret atje ndoshta s’kane depertue shume ne politike, por kane depertue ne biznis dhe ushtri”, vleresoi ai.
Murati ne vazhdim kallxoi se asht formue rrjeti i bizniseve ne Turqi, per diasporen shqiptare atje, qe qysh dihet asht e shumte ne numer. Por, simbas tij, marreveshja per arsimin shqip asht ma e veshtire me u aplikue se sa ne diasporen ne Europen Perendimore.
Ndersa per diasporen pertej oqeanit, Murati tha se edhe atje asht formue rrjeti i biznisit.
Per regjistrimin e diaspores, Murati tha se asht nji proces mjaft i veshtire, e qysh tha ai, “sidomos kur nuk ka financim te mire”. Ai shtoi se ky proces asht dashte me shkue ne pakete me regjistrimin e popullsise se Kosoves.
“Keta 3 muej jane rreth 200 mije te regjistruem”.
Murati tha se jane tue u ba perpjekje me u permiresue edhe regjistrimi online i diaspores shqiptare.
Ne vazhdim te bisedes, tu’ fole per problemet e ambasadave shqiptare ne vendet e diaspores, Murati tha se “na jemi si njifare avokati i diaspores, na bajme perpjekje me krijue mekanizma, permes te cilave u rekomandojme ministrive tjera se qysh duhen me u zgjidh problemet e ndryshme”.
“Qellimin kryesor mbrenda programit e kemi bashkimin kombetare, e bashkimi bahet me ane te nji procesi, qe ma heret kemi mendue se bahet permes nji akti”, tha Murati tue fole per partine Levizja per Bashkim.
E per me u ba bashkimi kombetar, Murati tha se duhet me pase ndryshime politike dhe duhet me u fuqizue ekonomia e sovraniteti i vendit.
“Na kemi thane qe asht ne interesin tone me i zhvillue bisedimet me Serbine, por na kemi mendue qe ne bisedimet me Serbine duhet me u kerkue reciprocitet, ne menyre qe ajo qe kerkohet per komunat serbe ne Kosove, me u ba edhe ne 3 komunat me shumice shqiptare ne Serbi”.
Ai tha se asht gabim qe ja ka nise me u negociue per veriun e Mitrovices pa u kthye 12 mije shqiptaret qe jane largue, per shkak te spastrimit etnik qe asht ba ne vitn 2000.