Murtezaj fjalim në Kongresin Paneuropa në Vjenë: Europa asht fati ynë i përbashkët

Zavendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, ka mbajtë fjalimin kryesor në manifestimin e Kongresit Paneuropa, që po i mban punimet në Vjenë.

Me këtë rast, zavendësministri Murtezaj, para pjesëmarrësve të shumtë, gjatë fjalimit asht përqendrue në të ardhmen e Europës dhe të Kosovës si pjesë e Europës, në rrugëtimin e saj që po e ndjekë.

Simbas nji komunikate të MPJ’s, Murtezaj ka deklarue se “Kosova asht Evropë dhe se Evropa asht fati ynë i përbashkët”. Ai ka shtue se Europa duhet me ju ofrue qytetarëve të Kosovës mundësi për me qenë pjesë e saj.

“Kosovës dhe qytetarëve të saj, në veçanti të rejave dhe të rijve të ju ofrohet perspektiva europiane. Na jepni mundësinë dhe keni me pa që kemi me qenë europianë të mirë”, asht shprehë Murtezaj, derisa i ka sigurue të pranishmit për vizionin e palëkundun europian të Kosovës.