Murtezaj n’Vjenë: Kosova ka plotësue tana detyrat për liberalizim të vizave!

Zavendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, gjatë pjesëmarrjes në forumin e naltë europian në Vjenë, para të pranishmëve ka folë për rrugën e Kosovës dhe t’arritunat e saj drejt integrimeve europiane.

Në seminarin e zgjanuem të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të liderëve të opozitës, organizue nga Partia Popullore Europiane (EPP), Murtezaj ka theksu përkushtimin e Kosovës për të plotësu standardet europiane.

Zavendësministri Murtezaj asht takue dhe ka bisedu me shumë personalitete politike europiane.

Tue folë për tema të randësishme që e preokupojnë Europën dhe Ballkanin Perëndimor, Murtezaj ka theksu se Kosova ka plotësu detyrat e saj që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë t’udhëtojnë lirshëm dhe pa burokraci në kontinentin e tyne”, ka thanë Murteza
Zavendësministri i Jashtëm ka kerku që të vazhdohet përkrahja për Kosovën në procesin e njohjeve të pamvarësisë, në radhë të parë te shtetet anëtare të BE’s të cilat ende nuk e kanë njoft Republikën e Kosovës.