Musa Ademi denohet me 5 vjet burgim për terrorizëm

Musa Ademi asht shpallë fajtor për nxitje të të rijve për të shkue në luftë në Siri. Ai asht dënue nga Gjykata Themelore në Ferizaj me pesë vjet burgim.

Ai akuzohej për shkak të veprës penale ‘rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës’.

Ibrahim Idrizi, kryetari i trupit gjykues lexoi aktvendimin për Musa Ademi, i cili u shpall fajtor.

Bekim Sylejmani, avokat i Musa Ademit theksoi se vendimi asht i pa drejt dhe ka me parashtrue ankesë në shkallën e dytë.