Musa Xhaferi: Qe çka m’ka ndodhë mbas inçizimit

Musa Xhaferri, ish zavendëskryeministër nga radhët e BDI’s, theksoi se e ka përkrahjen e popullit dhe se ka me u kthye në skenën politike, transmeton TetovaSot. Ai ka folë për skandalin me përgjimet dhe theksoi se në Maqedoni gjithmonë ka egzistue kjo gja.

“Ky asht degjenerim i sistemit” theksoi ai dhe shtoi se edhe në vitet 2000 dhe 2001 ka pasë përgjime.

Xhaferi ka folë edhe për rastin e tij personal kur në opinion dolën inçizime të bisedës së tij me nji grue, identiteti i të cilës nuk asht vërtetue, por që besohet se asht deputetja shqiptare Ermira Mehmeti.

“Ajo asht montim për qëllime politike”, theksoi Xhaferri.

Ai e pranon se ky inçizim i ka ba probleme në shpi, por se ato probleme janë tejkalue dhe simbas tij ai inçizim nuk meriton që publikisht me u folë për te.