Mushkolaj: Me tu dhimbte LDK ku ka ardhe, prej partise se Ibrahim Rugoves ne parti qe ngrejne femna zhag

“Asht pernime per me tu dhimbte ajo se çka po ndodhe ne LDK, me ngre zhag njerez asht e tmerrshme. Osmani tha se asht krim mos me u lejue fjala e lire e njerezve, e une po them se asht idiotizem, se Donika Gervalla ka dhane ma shume kontribut per LDK’n se sa disa qe jane rreshtue ne Kryesi”, tha ne Rrokum Roll, gazetari Imer Mushkolaj.

Asht loje e PDK’s riformatimi, me qellim i ka nxjerre PDK ato emna si ate te Kocit, per me kqyre reagimin e LDK, vleresoi Mushkolaj.

“Ne Kuvendin e Punes, LDK foli per integrime europiane, thue ti se integrimi ka mbete te LDK, qe nuk i ka ba punet ma kryesore ne vend”, tha ai.

“Ne LDK njerezit vjne e reciklohen, e t’rijve nuk i jepet liria per fjale”, ka shtue Mushkolaj.
E, ne pyetjen e moderatorit se si po i doket PDK pa kryetarin e saj historik, Hashim Thaçi, Mushkolaj tha se nuk beson qe Thaçi s’ka ndikim te PDK’ja.

“Edhe pse u shkarkue nga posti, kjo nuk do me thane se Thaçi aty s’ka ndikim”.
Simbas tij, Qeveria mundet me dale ne publik si Qeveri e unifikueme, por qe me vendime nuk po tregohet nji gja e tille.

“Zanzi ka qene ai vend qe ka tregue ma s’miri se sa e forte asht PDK, e sa e dobet asht LDK”, ka vleresue Mushkolaj, tue shtue se, as Thaçi, e as njerezit ne PDK nuk e dijne ende se sa i forte asht kryetari i tyne, Kadri Veseli.

Per te, ka shume probleme ne marreveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, marreveshje qe po pritet me u ratifikue ne Kuvend. Ai vleresoi problemet ne marreveshje i din shume mire edhe Qeveria.

“Mendoj se nuk duhet ma me u kerkue vota n’emen te viktimizimit dhe n’emen te njerezve te vdekun qysh asht Presidenti Ibrahim Rugova”.

Ai tha se, nuk kishte me u habite aspak nese opozita kishte me u bashkue prape kur te vjen puna te ratifikimi i demarkacionit.

“Nuk jane nda per çashtje parimore, keshtu qe besoj se bashkohen ashtu qysh jane nda”.

Simbas tij, VV ka ma shume pergjegjesi ne krahasim me partite tjera opozitare, mbasi asht partia ma e madhe opozitare ne vend.

E, nese shkohet ne zgjedhje, Mushkolaj tha se, AAK-NISMA’s duhet me iu bashkue edhe VV. Ndersa, per LDK’n ,ai tha se nuk ka me dale njajte si ne zgjedhjet e kalueme.