Mushkolaj: Nese vertetohet qe asht cenue territori i Kosoves me Malin e Zi, presidenti duhet me u ndjek penalisht!

Per vazhdimin e koalicionit vendos Veseli, LDK vazhdon me luejt viktimen me pozita ne ministri.

Imer Mushkolaj, gazetar tha se ne politiken kosovare kane deke moti parimet e aq ma shume ne kete koalicionin e fundit, ku çashtja asht vetem te perfitimi sikur ishte rasti me shperblimet me poste kur asht ba votimi per Thaçin-president.

Gazetari Mushkolaj ka thane se koalicionin ne vend mundet me prishe vetem Kadri Veseli e asesi Isa Mustafa, tue shtue se PDK asht e shtrime ne te gjitha poret e jetes dhe ne krejt institucionet e vendit.

Ai ka thane se kjo qeveri nuk ka me que mandatin deri ne fund, por ai nuk pret zgjedhje ne kete vit, tue shtue se LDK nuk mundet me qeverise me nji shtrat me PDK’n.

Keto komente, Mushkolaj i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin.