Musliu: Deputetët në Serbi nuk e akuzojnë njani-tjetrin për trafikim, siç po bajmë na

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka replikue me kolegun e Vetëvendosjes, Albin Kurti ne seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, tue thanë se asnji deputet serb nuk e ka akuzue kolegun për trafikim.

Ajo i ka përmendë Kurtit se meqënse sot që po mbron komandantët e UÇK’s, atëherë pse iu ke thanë ma herët kriminelë.

“A keni harrue z. Kurti e që keni thanë në konferenca për media se kriminelët po shetisin nëpër spitale kur ata kishin nevojë për trajtim shëndëtësor. Po ata që folin sot, kanë qenë të njajtët.” tha Musliu.

Shperndaje në: