Musliu i kunderpergjigjet Djuric’it: Ti je i çmendun, n’Drenice kurre s’ka pase serb ne 52 fshatna!

Musliu: S’kemi marr ende vendim ne Grupin Parlamentar me votue apo jo Demarkacionin!

Ganimete Musliu, deputete e PDK’s, ka thane se per çashtjen e ratifikimit te Demarkacionit, merr vendim Kryesia e PDK’s.

Ajo ka tha se ende asgja nuk kane marre ndonji shkrese zyrtare sa i perket çashtjes se marreveshjes per ratifikimin e Demarkacionit.

Musliu ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum ka theksue se vendit nuk i duhet dhuna e perplasja, por dialogu dhe debati edhe per marreveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Derisa per viziten e Marko Djuric ne Drenice, Musliu e cila vjen nga ky rajon ka thane se deklaratat raciste te tij nuk i bajne mire procesit ngase ai ka preke ne plaget e luftes per te cilin ai ende s’ka kerkue falje.

Simbas saj, Djuric duhet me ju falenderue qytetareve te Drenices te cilet jane percaktue per bashkejetese edhe per serbet te cilet jane ne dy fshatnat e kesaj treve.