Musliu: Ma mire jam ndie ne Beograd se sa ne Veri te Mitrovices!!! Asht momenti i fundit me u riaktializue çashtja e Mitrovices

“Si PDK nuk kemi marre vendim me votue ose jo ratifikimin e demarkacionit, jemi tue e studiue si materie”, ka thanë ne Rrokum Roll, deputetja e PDK’s, Ganimete Musliu.

Deputetja e PDK’s ne vazhdim ka fole edhe temen e perfolun rreth vizites se saj ne veri te Mitrovices.

“Vizita ime ne veri te Mitrovices as nuk duhet me ba lajm, ne Mitrovice na duhet me qene ma shpesh. Arsyeja asht se kam qene e ftueme nga organizata e grave police dhe OSBE, per fuqizimin e grues ne sektorin e sigurise, me qellim te promovimit te paqes, sigurise, parneritetit nder-institucioanl”, ka sqarue Musliu.

“Ne takim ishin mbi 60 gra nga Kosova, Serbia, Mali e Zi e Shqipnia, veç Maqedonia ka mungue ne kete mes”, – kallxoi Musliu.

“Asht momenti i fundit qe na me qene ma shpesh ne ate pjese, sepse e konsideroj se asht e padrejte me kerkue levizje te lire neper Europe kur nuk ke ne Kosove”, tha ajo.

Musliu, ne vazhdim kallxoi se, ajo video qe asht marre sot nga portalet nuk asht e vizites se sotme, por gjate vizites se parafundit.

“E pyetun nga nji qytetare ne viziten e parafundit ne Mitrovice kam thane se ma mire jam ndie ne Beograd se ne Veri te Mitrovices, se atje jam e pregaditun per me pa simbole serbe, me ndigjue gjuhen serbe e me marr trajtimin serb, e ketu asht vend i Kosoves”.

Simbas saj, edhe pse kan deshire e vullnet me i çue perpara sa ma shpejte proceset, por disa procese vonojne.

“17 vjet, ne te njajten kohe jane edhe pak edhe shume”, tha ajo tue thane se shpreson qe çashtja e veriut te Mitrovices ka me u krye shume shpejt.

“Asnjihere s’e kemi diskutue çashtjen e votave, na e kemi marre marrveshjen si materie nuk e kalojme veç sa me kalue. Ende s’kemi marre vendim te preme, a me kalue apo jo ne votim”, tha krejt ne fund Musliu.