Musliu: S’ka nevoje me thirre as Obama e as Merkel se perfaqesuesit e tyne ja kane urue Thacit postin e Presidentit

E ftuemja e pare ne emisionin Rrokum Roll ishte deputetja Ganimete Musliu nga PDK.
Ne pyetjen e moderatorit Jupollit lidhun me mos urimin e Thaçit per President nga shtetet aleate, Musliu tha se derisa urojne ambasadoret e ketyne shteteve ne Kosove, kjo nenkupton qe kane urue edhe shtetet perkatese.

“Perderisa e ka urue ambasadori Greg Delawie, e ka urue edhe shteti i tij”.

“Nuk mundem me thane qe situata ka qene e tensionueme, por me randesi asht qe procedura e zgjedhjes se Presidentit ka qene e rregullt dhe ne harmoni te plote me Kushtetuten e vendit”.

E nese situata asht e tensionueme mbas zgjedhjes se Thaçit President, Musliu tha se mbas zgjedhjes se tij President sikur ka mbretnue nji qetesi ne vend. Ajo i kujtoi ditet para mbajtjes se seances, ku tha se qytetaret ju kane shmang kalimit ne shesh.

“Nese dikush mendon qe ka pase shkelje, adresen e dine, dhe institucionet e vendit munden me u marre me kete çashtje”, tha Musliu.

Tue i kujtue deklaratat e policise para dhe mbas heqjes se çadrave te opozites ne shesh, Musliu tha se nuk duhen me u dhane dezinformata e duhet me i kallxue popullit se çka ka gjete policia ne ato çadra.

“Nese vec e marrim si test thirrjen e Thaçit per mos me ardhe festuesit ne sheshin e Prishtines, kjo tregon respektin qe zotnon Thaçi te qytetaret e Kosoves”, tha Musliu, tue shtue se manifestimi per Thaçin asht mbajte ne çdo vend.

Per udhehjen e PDK’s nga Thaçi, Musliu tha se ka qene nji udheheqje e mrekullueshme, dhe fakti qe ai ma nuk ka me qene ne krye te PDK’s, ajo tha se mundet me shkaktue vakuum.

“Konsideroj qe Thaçi e ka perfundue misionin e tij ne PDK ne menyre te mrekullueshme, e shpresoj qe edhe mandatin e Presidentit me perfundue njajte”, vleresoi Musliu.

“PDK e ka nji tradite, asht e lehte te zgjedhet zavendesuesi i Thaçit. Nuk pres ndonji problem”, theksoi ajo.

Ne pyetjen a ka me ndrrue pozite ajo ne parti, Musliu tha se poziten qe e ka tash s’e kish ndrrue me pozite tjeter.

“Po ta thame prap, une due me u pregadit per staza te gjate, due me i marre pozitat me merite, e nuk due me qene aty veç pse duhet nji emen”, tha krejt ne fund Musliu.