Musmurati: PDK me 700 nendege, nji ushtri te tane, kur doni pa problem shkojme ne zgjedhje

Asnji parti politike nuk e marrim si konkurent serioz

 

Basri Musmurati, Sekretar i Pergjitshem i PDK’s, ka thane se Demarkacioni duhet me kalue, sepse keshtu edhe ecet perpara me proceset integruese ne vend.

Ai ka  theksue se PDK per kete çashtje ka nji mendim homogjen dhe ka nji vendim te kryesise per me votue unanimisht kete marreveshje per demarkacionin me Malin e Zi.

Derisa per koalicionin me LDK’n ai tha se asht stabil dhe nuk kane ndonji mosmarreveshje per çashtje programore.

Sekretari i PDK’s ka thane se njihere per njihere vendi nuk ka nevoje per zgjedhje te jashtezakonshme, sepse koalicioni asht stabil, por edhe se per çashtje te caktueme edhe i ka votat per miratimin e ligjeve ne Kuvend.

Por ai ka thane se nese ndodhin, keto zgjedhje atehere PDK asht e gatshme edhe per zgjedhje, sepse ky subjekt politik ka nji strukture jashtezakonisht mire te organizueme dhe nuk ka ndonji vend qe s’ka nendege e seksion te PDK’s.

Sekretari i PDK’s keto komente i bani ne emisionin Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum.