Mustafa: 1 Shtatori asht dita kur deputetët munden me i thanë ‘Jo’ dhunës, kërcënimeve e bllokadës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thanë se me 1 Shtator asht dita kur deputetët munden me i thanë “JO” dhunës, kërcënimeve, bllokadës së proceseve shtetndërtuese.

“1 Shtatori i këtij viti asht dita kur deputetët munden me i thanë JO: dhunës, kërcënimeve , bllokadës së proceseve shtetndërtuese. Jo izolimit të qytetarëve tanë. Asht dita, në të cilën duhet me i dhanë përgjigje Kosovës”, ka shkrue Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Simbas kryeministrit, faktet janë të qarta për Demarkacionin, por simbas tij, krejt cka duhet ba asht guximi që m’i pranue ato.

“Faktet janë të qarta si loti, mvaret se a kemi forcë dhe guxim që ato me i pranue”, shkruen Mustafa.