Mustafa: Ambienti ekonomik po përmirësohet

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thanë se ambienti ekonomik dhe ai rregullativ në vend, janë tue u përmirësue vazhdimisht dhe simbas tij kjo do ka me reflektue në kallxuesit kryesorë ekonomik.

Statusi i plotë i Isa Mustafës:

Ambienti i përgjithshëm ekonomik në vend, por edhe rregullativ është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe domosdo kjo do të reflektojë edhe në treguesit kryesor ekonomik. Në raportin e fundit të Bankës Botërore, Kosova ka shënuar përmirësime të konsiderueshme në qeverisjen rregullative, nga rangimi me notë 2.6, në rangim me notë 4.6 (nota 6 është maksimalja).
Ky raport vlerëson në detaje transparencën e rregullativës, konsultimet publike, vlerësimin e ndikimit, qasjen në ligje dhe rregullativë dhe mundësia e ndryshimit të rregullativës nga palët e ndikuara. Deri më tani, cdo ndryshim që e kemi bërë për bizneset, e kemi zhvilluar së bashku me bizneset, me qëllim që të adresojmë kërkesat e tyre duke siguruar një ambient të përshtatshëm për bërje biznesi.
Si rezultat i kësaj, tanimë, në matjet e vazhdueshme të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), rezulton se besueshmëria e biznesit për ekonomikë është forcuar në masë të dukshme. Trendet janë më të mira se sa që kanë qenë në periudhat e kaluara kohore, pasi që besueshmëria e bizneseve për të ardhmen po përmirësohet. Po ashtu, kemi një rritje të besimit të bizneseve, por edhe të qytetarëve për mundësitë e punësimit në periudhën e ardhshme kohore.