Mustafa: Ankesa e Listës Serbe nuk e rrezikon Trepçën

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa theksoi sot se nuk rrezikohet likuidimi i Trepçës mbas ankesës së Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese.

Ky ligj simbas tij asht i nevojshëm për Trepçën dhe plotëson krejt nevojat për këtë gjigant ekonomik.

Sa i përket demarkacionit, Mustafa tha se janë tue shterrë çdo mundësi për aprovimin e këtij projektligji për shenimin e vijës kufitare.

Kryeministri ka folë edhe për formatizimin e Qeverisë apo reduktimin e disa ministrive, por që tha se ende nuk asht vendos për këtë çashtje.