Mustafa: Asht në dorën tonë me ja hapë udhën liberalizimit të vizave!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me kominisionerin Johannes Hahn dje kanë lansue Agjendën e Reformave Europiane, e cila parasheh zbatimin e 22 prioriteteve të cilat kanë me fuqizue zbatimin e MSA’s dhe kanë me avansue procesin integrues të Kosovës në BE.

 

Ky asht postimi i Mustafes në Facebook: 

 

Dje ishte një ditë e rëndesishme për rrugën integruese të Kosovës. Së bashku me komisionerin Johannes Hahn lansuam Agjendën e Reformave Evropiane, e cila parasheh zbatimin e 22 prioriteteve të cilat do të fuqizojnë zbatimin e MSA-së dhe do të avancoj procesin integrues të Kosovës në BE.

Patëm edhe një konferencë për gazetarë si dhe një takim me liderët politikë në vend.

Mesazhet e BE-së janë të qarta. Tashmë është në dorën tonë që t’i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës, agjendë nacionale e institucioneve dhe përfaqësuesve politikë si dhe proces esencial me vlerë shtetndërtuese për Republikën e Kosovës.

 

2-isa-hahnn

 

3-liderat-takimi