Mustafa: Askujt nuk i lejohet me terrorizue institucionet e shtetit!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reague ndaj sulmit të mbramshëm drejtue objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ai në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se ky sulm asht atak ndaj pamvarësisë së shtetit.

Lexoni postimin e plotë të Mustafës:

Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë.

Ftoj organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar si dhe qytetarët ta japin ndihmesën e tyre.

Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë. IM