Mustafa: Ata që thirren n’Rugovizëm duhet me pasë besim te SHBA’të, që e kanë pshtue Kosovën nga zhbamja

Kryeministri Isa Mustafa e ka shfrytëzue vizitën e Zavendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për me ju thanë zyrtarëve të LDK’s se duhet ngue SHBA’të.

“Aleanca Veriatlantike e udhëhequn nga SHBA e pshtoi Kosovën nga egzodi, shfarosja dhe zhbamja”, ka shkrue Kryeministri.

“SHBA ishte aleati ynë kryesor në shpalljen e pamvarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike. Ekspertiza politike dhe mbështetja e SHBA’ve kanë qenë dhe janë jetike për Kosovën”, ka shkrue Kryeministri derisa ka kallxue se po bahen pregaditjet e fundit për vizitën e Bidenit në Kosovë.

“Vizita e Zavendëspresidentit Biden asht konfirmim i përkushtimit tonë të përbashkët që marrëdhaniet me fqijtë, politikat gjeostrategjike dhe integrimet euroatlantike me i ndërtue në partneritet të plotë me SHBA’të”.

Me këtë rast, Kryetari i LDK’s asht marrë pak edhe me zyrtarët e LDK’s.

“Ata që thirren në rugovizëm duhet me pasë besim në SHBA’të, sepse ky besim dhe kjo miqësi janë gurthemel, jo vetëm i misionit dhe vizionit të politikave tona shtetnore, por kosideroj se edhe, i fatit të vendit tonë”, ka thanë Mustafa.