Mustafa: Biden tha se insistimi i Opozitës se vendi po humb territor asht i pavërtetë!

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa mori në mbledhjen e Qeverisë, në fjalën e tij përpos pikave të rendit të ditës, ka folë edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai tha se qeveria ka me vazhdue me ndërtimin e marrëdhanieve miqësore me fqinjët.

Kemi me vazhdue me dialogun për normalizimin e marrëdhanieve me Serbinë dhe kemi me punue për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ashtu si e ka përcaktue Gjykata Kushtetuese dhe Marrëveshja e Parë e ratifikueme me Ligj.

“Qeveria konsideron se Kosova nuk humb asnji pëllambë tokë me Marrëveshjen për shënimin e kufinit me Malin e Zi, të cilin e ka administrue në kushtet mbi të cilat asht shpall pamvarësia e saj.

Vlerësoj naltë përkushtimin e SHBA’ve për ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje dhe ekspertizën e Departamentit të Shtetit. Besimi i qytetarëve të Kosovës për SHBA’të asht i madh dhe i palëkundun, prandaj Qeveria beson shumë se deputetët kanë me veprue në harmoni me strategjitë të cilat i kemi ndërtue dhe po i ndërtojmë me Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Çdo veprim tjetër nuk asht në interes të Kosovës, të sovranitetit të saj dhe të integritetit territorial”, ka thanë Mustafa.

Mustafa ka theksue se adresimi i këtyne çashtjeve do t’i hapte udhë perkrahjes edhe ma të fuqishme të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, për proceset vitale të Kosovës si asht edhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosun të Kosovës.