Mustafa: Çdo qytetar i Kosovës ndjehet krenar me shejtnimin e Nanës Terezë

​Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritë sot në takim Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, nga i cili ka marrë ftesën zyrtare për koncertin që organizohet në Vatikan, me rastin e shejtnimit të Nanës Terezë.

Gjatë takimit, Gjergji ka shprehë mirënjohjen e Kishës Katolike për përkrahjen dhe kontributin e Qeverisë në organizimin e aktiviteteve me rastin e shejtnimit të Nanës Terezë, kurse Mustafa shprehu respektin dhe krenarinë e jashtëzakonshme që ndjen çdo shqiptar dhe çdo qytetar i Kosovës për shejtnimin e Nanës Terezë, ban të ditun nji komunikatë qeveritare.

Kryeministri, po ashtu, theksoi randësinë e madhe që ka për Kosovën organizmi i aktiviteteve dhe shprehja e nderimeve institucionale dhe qytetare për simbolin global të mirësisë, dashnisë e humanizmit, Nanën Terezë.