Mustafa: Deklaratat e Sejdiut munden me qene edhe mbi bazen e inatit, le te tregon mbi bazen e cilave dokumenteve po bjen LDK!

Muhamet Mustafa, deputet i LDK’s ka thane se sa i perket Demarkacionit kjo asht ma shume nji kauze politike, por e cila nuk ka pase transparence dhe keshtu edhe ka ndodhe konspiracioni ne opinion i cili ka qene i bombarduem deri tash njianshem.

Ai ka thane se ketu ka ndodh edhe nji inate ne lidhje me koalicionin i cili simbas tij ka pase lidhje me krijimin e koalicionit e kjo dihet se pse e qysh ka ndodhe.

Simbas tij, aty duhet pa se a jane marre per baze kriteri kadastral, ngase ky kriter i ploteson edhe kushtet per ndarjen e kufijeve administrativ.

Ai ka thane se debati per kete cashtje asht tentue me u ba dhe nuk asht lejue me u ba nji  gja e tille, tue shtue se kryeministri ka tentue me u debatue por ju e dini se cka ka ndodh.

Ai ka thane se me 1 Shtator nuk ka pase kercenime nga askush po ka shtue se ka pase presione nepermes e-mailit por edhe ne rrjetin social Facebook nga partizane te nji partie politike.

Mustafa ka njoftue  ne Rrokum Roll perballe Fidan Jupollit se liderat politik ne vend jane takue sonte ne nji restorant per me gjete nji zgjidhje rreth Demarkacionit.

Simbas tij, per me pa se cka ka ndodhe me Demarkacionin duhet pa edhe bazen ligjore te tij se asht marre parasysh edhe kjo cashtje a jo.

Deputeti i LDK’s ka theksue se duhet me u pajtue edhe Mali i Zi por edhe Kosova ku problemi ka dale te uji ngase asht veshtire me u caktue nji gja e tille dhe kjo ka ndodhe edhe me shtetet tjera te rajonit, Kroacise, Malit te Zi por edhe te Sllovenise.

Simbas tij, keto aktivitetet qe po ban edhe kryeministri me qytetaret dhe kryetaret e komunave duhet me u sqarue gjanat dhe me arrite deri te nji zgjidhje.

Derisa per deklaratat e Sejdiut se LDK edhe mundet me dale si parti e trete, ka thane se ato munden me qene edhe mbi bazen e inateve, dhe ai duhet me tregu faktet per nji renditje te tille.

Kurse sa i perket Demarkacionit, Mustafa ne fund ka thane se ka kalue koha  e Oso Kukave dhe se tash duhet vendos edhe ne partneritet me faktorin nderkombetar.