Mustafa: Demarkacioni duhet me kalue sa ma shpejt në Kuvend

Për anëtarët e Komisionit ad-hoc të ekspertëve ndërkombëtarë, që kishte themelue në fund të mandatit të asj Presidentja Atifete Jahjaga, me 15 Mars të këtij viti, Qeveria i ndau 15 mijë e 834 euro Zyrës së Presidentit, për me ba kompensimin e tyne.

Tre ekspertët e këtij komisioni, nji amerikan, nji gjerman dhe nji britanik, vlerësuen se nuk ka pa rregullsi në vlerësimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Në mbledhjen e sotme, nga fondi i saj rezervë, Qeveria ndau rreth 34 mijë euro për Komisionin Qeveritar për statusit të dëshmorit të kombit, invalidit e veteranit të UÇK.

Por Kryeministri Mustafa kërkoi që me u ditë numri i veteranëve, për shkak të vërejtje që Qeveria ka marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Poashtu, Qeveria procedoi në Kuvend propozim-vendimin për themelimin e Komitetit për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Femive, të kryesuem nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.