‘Godet’ Mustafa: Demarkacioni kryhet me 1 Shtator

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thanë se deri më 1 Shtator, kur Demarkacioni me Malin e Zi të dergohet në Kuvend, do të shfrytëzojnë kohën dhe të komunikojnë me opinionin, në mënyrë që të ketë sa ma shumë informata, që me këtë marrëveshje, Kosova nuk humbë asnji pëllambë tokë. Por, shprehet i bindun se më 1 Shtator, Demarkacioni ka me qenë i përfunduem.

Simbas tij, Komisioni Shtetnor për shënimin e vijës kufitare ka ofrue krejt deshmitë, pa marrë parasysh, çka thonë të tjerët.

“Janë të pakuptimta insistimet e njerëzve në këtë temë. Pres që deputetët ta votojnë, sepse nuk ka arsye që Kosova të mos ketë kufijtë nderkombëtar”, deklaroi kryeministri.

Ai thotë se nuk do të rrezikojnë që qytetarët të mbesin të mbyllun, mbasi Demarkacioni asht nji ndër kriteret për liberalizimin e vizave.