Mustafa: Demarkacioni nuk ka me rrezikue liberalizimin

isamustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se, çashtja e Demarkacionit nuk e rrezikon liberalizimin e vizave për kosovarët.

Simbas tij, ka ende kohë për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“Mendoj se nuk po rrezikohet me këtë, asht çashtje e kryesisë së Kuvendit, kryesia ka me vendosë në kohën që ata e vlerësojnë se duhet me vendosë lidhun me futjen në rend dite të marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi. Por, kohë ka. Na jemi të interesuem që sa ma shpejt me ba këtë, me krye. Mirëpo, asht agjenda e Kuvendit, për të cilën në mënyrë ma meritore flet Kryesia e Kuvendit. Unë besoj se asgja nuk po shtyhet, por ka me u ba në kohën e duhun”, ka deklarue Mustafa.