Mustafa: Dita e turqve – ditë e tanë qytetarëve të Kosovës

Komuniteti turk vazhdon me u përball me probleme të mëdhaja për punësim, në sektorin e shëndetësisë, arsimit ashtu edhe në sfera tjera.

Kështu u tha gjatë nji konference ceremoniale me rastin e festimit të Ditës së Turqve në Kosovë të organizueme nga Zyra për Çashtje të Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe Kryeministri i vendit, Isa Mustafa i cili tha se dita e turqve s’asht vetëm festë e këtij komuniteti por e të gjithë qytetarëve të Kosovës se Kosova asht ni vend multietnik.

Mustafa tha se Qeveria ka me vazhdu me përkrahe komunitetin turk.

Ndërsa, Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se turqit e Kosovës e shënojnë ditën e tyne bashkë me pamvarësinë e Kosovës, mbasi simbas tij po të mos ishte Kosova e pamvarun nuk kishte me u kremtu kjo ditë.

Ai premtoi se së bashku kanë me ndërtu nji shtet i cili ka me qenë sa ma afër BE’s.

Gjatë gjithë konferencës u tha se ky komunitet ka pas rolë të randësishme në të gjitha fazat e Kosovës.