Mustafa: Dyert e BE’s të hapuna për Kosovën

Kryeministri Isa Mustafa ka ba nji përmbledhje të qëndrimit të tij në Paris dy ditë ma parë në Samitin e Liderëve.
Ai ka thanë se Kosova asht përfituese nga ky takim mbasi janë nxjerrë disa konkluzione të randësishme.

Deklarata e Mustafës në Facebook:

Gjatë dy ditëve të fundit qëndrova në Paris, në Samitin e Liderëve. Pas takimeve të Berlinit dhe Vjenës, në Samitin e Parisit, u nxorën disa konkluzione shumë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin. Kosova përfituese e drejtpërdrejt nga përkrahja në kuadër të këtij samiti.

Presidenti Hollande, Kancelarja Merkel, zonja Mogherini e të gjithë liderët evropianë theksuan se për Kosovën dhe rajonin dyert e BE-së janë të hapura, pas plotësimit të kritereve.

Po ashtu, në Paris u nënshkrua marrëveshja, sipas të cilës shteti i Francës do të jep 66 milionë euro kredi tejet të volitshme për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës.