Mustafa: E di që Pako e Ahtisarit nuk asht Bibel e Kuran, por mbi bazën e saj kemi shpallë pamvarësinë

Kryeministri Isa Mustafa asht sqarue për statusin e para gjysë ore. Ai ka sqarue ironinë e tij për argumente shkencore të ekspertëve në debatin e 3 Gushtit për Demarkacionin, ndërkaq ka pohue se mbi Pakon e Ahtisarit kemi shpallë pamvarësinë.

Mustafa ka thanë se e vlerëson naltë opinionin shkencor të profesorit Mark Weller, por nuk i vlerëson argumentet e ekspertëve kosovarë.

“Unë e vlerësoj shumë opinionin e profesorit Marc Weller. Por, nuk i vlerësoj argumentet “shkencore” të atyne që në tryezën e 3 Gushtit merreshin me kangë malazeze dhe thonin se Pakoja e Ahtisarit nuk asht Bibël as Kuran. Që nuk asht Bibël dhe Kuran e dijmë, por pamvarësinë e kemi shpallë mbi këtë Pako dhe jemi betue me Deklaratë të Pamvarësisë që kemi me respektue. Prandaj nuk ka nevojë të keqinterpretohem”, ka shkrue Mustafa në sqarimin e tij.

Statusi paraprak i Mustafës:

Ende pa e lexuar dhe pa e studiuar mire, disa filluan ta shpallin të pabesueshëm opinionin e profesorit dhe studiuesit me renome botërore, Marc Weller. Natyrisht se kanë të drejtë, sepse profesori Ëeller, besoj kurr ne jetën e tij, nuk ka marrë pjesë në një tubim ‘shkencor’ si ai i dt. 3 gusht 2016.

Nuk më dhimbset shumë profesori Ëeller që nuk pati rast të dëgjojë dhe të mësoj nga argumentet “shkencore” por më dhimbset akademik Hivzi Islami, që megjithë durimin dhe përkushtimin e tij për të kontribuar në atë takim, në vend se të vlerësohej dhe të respektohej, u atakua me disa sjellje huligane. Veç edhe Marc Ëelleri na paska munguar ti tregojmë se “ od Çakora pa do mora to je nasha Crna Gora” (kënga, nga Çakori deri në det, ky është Mali ynë i Zi) dhe se “…Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran”.