Mustafa e merr nji vendim për orenditë e kryeministrisë!

Ish- kryeministri i Republikës, Isa Mustafa, përveç që i ka dorëzue sot zyrtarisht me ceremoni detyrën, Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka mendue që gjanat e zyrës që ai deri tash i ka mbajt me i shitë përmes ankandit.

Kështu tue i dhanë mundësi Kryeministrit të ri me i ble orenditë e reja.

Pjesë e ankandit simbas ofertës së Kryeministrisë, kanë me qenë të gjitha pajisjet, nga karriget, mvarëset e deri te tavolina e punës, që ishin vendos në kryeministri simbas shijes së Mustafës.

Njoftimi asht publikue në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik .

Ky institucion ka hap ankandin “Inventarit zyrtar dhe pajisjeve të ndryshme të IT’s jashtë përdorimit” derisa autoritet kontraktues asht Zyra e kryeministrit.  Ankandi ka me qenë i hapun deri më 15 Shtator n’orë 15:00.

 

Shperndaje në: