Mustafa e “shtyn” edhe disa javë pritjen për vizat

Kryeministri i Republikës Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, përsëriti se gjatë vizitës së 27 Prillit në Bruksel, zyrtarë të naltë të Bashkimit Europian kanë vlerësue se Kosova i ka përmbushë kriteret për procesin e liberalizimit të vizave dhe se pritet që vendimi për rekomandim të merret në javët në vazhdim, teksa theksoi se vendi ka ende rrugë për me ba në procesin e Integrimeve Europiane.

Mustafa gjithashtu theksoi se asht marrë vendimi që mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipnisë të mbahet me 3 Qershor në ambientet e bibliotekës kombëtare në Prishtinë. Kryeministri u bani thirrje ministrave që deri në fund të javës së ardhshme me përfundue marreveshjet të cilat planifikohen të diskutohen në këtë mbledhje me qëllim të harmonizimit të agjendës së dy Qeverive.

Në mbledhjen e 86 të Qeverisë së Kosovës, ku u kaluen të gjitha projektligjet, në mesin e 12 pikave të rendit të ditës ishte edhe ajo e regjistrimit të popullsisë, të ekonomive familjare dhe banesave të komunave me shumicë serbe në Leposavic, Zubin Pototk, Zvecan dhe Mitrovicë të Veriut, tue qenë se këto komuna nuk kanë marr pjesë në procesin e regjistrimit të vitit 2011.

Në këtë mbledhje me të gjitha votat pro u aprovue edhe rregullorja për standartet minimale për procesin e konsulltimit publik, e cila parasheh nxitjen për pjesmarrje të organeve publike, palëve të interesueme dhe publikut në procesin e politikë-bamjes, vendim marrjes dhe rritjes së transparencës, projekt rregullorja për shfrytëzim të mallnave të konfiskueme nga Dogana e Kosovës.

Gjithashtu u aprovue edhe pika e 12 e cila parasheh ndajmen e 300 mijë eurove për bursa për profesor, asistent dhe sudentë për programin fullbright.