Mustafa e Veseli, qe kur kanë me i ftue liderat e opozitës në takim për Demarkacionin!

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeparalementari Kadri Veseli, kanë me ftue në takim drejtuesit e partive opozitare në Kosovë në fillim të muejit Tetor, për me diskutue për çashtjen e projektligjit për shenimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

 

Kështu ka ba të ditun vet kryeministri Mustafa në nji lidhje telefonike për RTK.

 

Muatafa tha se për problematikën e krijueme në vend për shkak të marrëveshjës së demarkacionit me Malin e Zi, ka bisedue edhe në New York me drejtuesit e disa shteteve dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ku tha se këta të fundit janë të shqetësuem me situatën në vend.

 

Ai tha se bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kanë me thirrë në nji takim udhëheqësit e partive opozitare, për me ju përcjellë shqetësimin e faktorit ndërkombëtar në lidhje me këtë çashtje.