Mustafa godet deputetët e LDK’s që munguen në Kuvend. U frigësova se janë zanë peng në çadrat e VV’s

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reagu ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët dje nuk ishin në Kuvend, tue thanë se frikësohej mos janë zanë peng në çadrat e Vetëvendosjes.

Mustafa ka shkru në rrjetin social Facebook se dikush i tha se deputetët e partisë së tij i kanë frikësu, kurse tjetri i tha se kanë fluturu për të marrë udhëzime në çadrat e verës australiane.

Lexojeni postimin e plotë të Mustafës në Facebook:

Dje, derisa VV po bënte terror mbi institucionet e Republikës së Kosovës, derisa ma sulmonin shtëpinë me shishe molotovi, pyeta ku janë edhe disa deputet që kanë marrë vota në emër të LDK-së, sepse nuk shiheshin se janë me shumicën e kolegëve të tyre.

Frikohesha se janë zënë peng në çadrat e VV. Por, jo! Dikush më tha se i kanë frikësuar, e tjetri se kanë fluturuar, me marrë udhëzime në çadrat e verës australiane.

Kryesorja që janë gjallë! Ata që e respektuan votën e qytetarëve ishin në Parlament. Nuk u frikësuan