Mustafa ‘godet’ fort VV’n

Mbas mbledhjes së kryesisë së LDK’s ka folë Isa Mustafa.

Kryetari i kësaj partie i pyetun nga gazetarët për koalicionin me Vetëvendosje, ka thanë njiherë kane me prite që PDK m’i konsumue procedurat për me prezentue kandidatin.

Ndërsa, për Vetëvendosjen, ka thanë se kanë disa çashtje që duhet m’i sqarue para se të krijojnë partneritet, raporton arbresh.info.

“Sa i përket Vetëvendosjes, kemi disa çashtje që duhet t’i sqarojmë dhe mandej me ba partneritet. Ata duhet t’i sqarojnë pozicionet e tyne si parti. Në qoftë se dikush ka dërgue 72 landë në prokurori për mue, atëherë ata duhen me u deklarue a janë të vërteta apo vetëm kanë ba propagandë. Mue asnjiherë s’më ka thirrë prokuroria. Atëherë qysh me ba koalicion me nji parti kur nuk e dijmë se çka ka me ndodhë me Demarkacionin, shendrrimin e FSK në ushtri, ekonominë”, asht shprehë Mustafa.