Mustafa i bindun: Me 22 Tetor fiton LDK’ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mstafa, asht shprehë i bindun se LDK ka me triumfue në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Mustafa u shpreh kështu në takimin e zhvilluem me të gjithë kandidatët e partisë së tij për kryetarë komunash, si dhe për Asmable Komunale.

“Unë jam shumë i bindun se degët kanë vendosë në mënyrën ma të mirë. Dhe, jam i bindun që me 22 Tetor, na bashkënisht kemi me kremtue fitoren e LDK’s, dhe fitoret tona individuale si kryetarë të komunave dhe si këshilltarë të Kuvendeve Komunale”, asht shprehë kryetari i LDK’s.

Ma tej, kryetari i Lidhjes Demokratike ka vlerësue se këto zgjedhje, sa janë të randësishme për partinë e tij, janë edhe për Kosovën.

“Unë vlerësoj se këto zgjedhje janë shumë të randësishme për Kosovën, aq sa janë të randësishme për LDK’n”.

Shperndaje në: