Mustafa i ‘godet’ veteranët, s’munden me u pague ata qe s’e meritojnë!

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka ngrit çashtjen e mungesës së mjeteve për pensionet e veteranëve të luftës.

Ai ka thanë se ministria që drejton asht në konsultim me Ministrinë e Financave për gjetjen e mjeteve, mbasi simbas tij, janë në minus 1.6 milionë euro për muejin Shtator.

“Besoj që shumë shpejtë kanë me reague për pagesën e këtij mueji dhe kemi me punue për gjetjen e mjeteve. Na kemi rekomandim nga auditori që të bajmë ndalesa për dy pensionet. Besojmë që gjatë javës në vijim kemi me sjell projektligjin, ku do të definohen ma qartë, sepse janë prek familjet e luftës”, tha Abrashi.

Lidhun me këtë, ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se në buxhetin e vitit 2016, për këtë kategori janë parapa 25 milionë euro, por janë shtue edhe 7 milionë euro të tjera.

“Duhet me u konsultue si me procedue sepse mjetet janë zero për këtë kategori. Mjetet e parapame janë shumë ma pak se sa e kemi numrin e veteranëve”, tha Hoti.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se gjenden në gjendje të randë dhe të pakandshme.

Ai ka thanë se asht e pamundun me u përballue shpenzimet për këto kategori.

Madje, kreu i Qeverisë ka deklarue se që nga FMN kanë kërkue që të bahet nji zgjidhje për këtë, tue mos u rrezikue qëndrueshmënia buxhetore.

“Nëse nuk gjejmë zgjidhje na kemi me rrezikue marrëveshjet me FMN’n, kreditë ndërkombëtare dhe mjete tjera që i marrim nga institucionet e BE’s. Na nuk mund të paguejmë mjete për individë që janë në lista, e nuk i kanë meritat”, ka thanë Mustafa.