Mustafa: Informatat që më vijnë prej ITU janë se, frik kanë me publikue në buletinin e tyne +383’shin si kod zyrtar i Kosovës

“Ky kod e qarteson shtetesine e Kosoves”, ka thane ne Rrokum Roll Agron Mustafa, drejtor menaxhues i Telekomit te Kosoves, ne lidhje me kodin shtetnor te Kosoves +383.

Munden me fole ckado, por ky kod asht i Kosoves, jepet per Kosoven dhe i jepet Kosoves, ka sqarue Mustafa.

Kur kodi ne buletinin e ITU ka me dale zyrtarisht, ka me qene si kod telefonik i Kosoves.

Me vite te tana kemi ndigjue kritika pse nuk kemi kod tonin- ka thane Mustafa, tue thane se aplikimi i Austrise ne emen tonin asht ne rregull, sepse asht vend qe na ka njoft si Kosove.

“194 milione euro jane pague per Monaco Telekom deri sot, per te drejten e shfrytezimit te kodit +377”, ka sqarue Mustafa, tue thane se me kodin e ri shtetnor te Kosoves, kjo shume ma nuk ka me u pague.

Mustafa ka thane se deri tash me kodin e Monacos, Kosova ka qene e hendikepueme ne disa drejtime, per shkak se, Monaco nuk asht pjese e BE’s.

Mustafa ne mes tjerash ka fole edhe per synimet e Telekomit te Kosoves dhe produktet inovative qe i sjell kjo kompani./Rrokum.TV