Mustafa ja çon nji mesazh Opozitës për Demarkacionin!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, asht tue i prit perfaqësuesit e opozitës për me dialogue lidhun me çashtjen e Demarkacionit.

Mustafa asht shpreh se nëse opozita nuk pranon dialog, atëherë çashtja e demarkacionit ka me u procedue në Kuvend.

Këto deklarata ai i ka dhanë në përurimin e nji fabrike për perpunimin e specave në Podujevë, nga i cili biznis janë punësue 500 persona.

Kryeministri po ashtu ka folë edhe për Ligjin për “Trepçën”.

Ai tha se ky ligj asht i nivelit europian, ndaj pret që ai me u miratue javën e ardhshme.

Ai u shpreh se ligji asht ndërtue mbi pervojat e vendeve tjera, kështu që nuk ka arsye mos me u miratue.

Modeli i shoqnisë aksionare, ku 80 për qind të aksioneve i merr Qeveria dhe 20 për qind punëtorët, Mustafa ka thanë se asht i ri në Kosovë, dhe asht formë me të cilën synohet të rimëkambet “Trepça”.