Mustafa ja jep nji lajm të mirë KOSTT’it!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë takimit me zyrtarë të naltë të KOSTT’it, ka thanë se Qeveria e Kosovës ka me dhanë maksimumin në mënyrë që kjo kompani publike me arritë të operojë në tërë territorin e Kosovës

Qeveria e Kosovës do të japë maksimumin në mënyrë që KOSTT-i të arrijë me operue në krejt territorin e Kosovës.

Kështu ka thanë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë takimit me zyrtarë të naltë të kësaj kompanie.

Ai ma tutje tha se do të mundohen që Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) të ju mundësohet me operue në krejt territorin e Kosovës dhe gjithashtu me qenë i barabartë edhe me tanë operatorët e tjerë europianë në këtë operim.