Mustafa: Jakup, dikur e ke pasë keq, ose atëherë ose tash!

Isa Mustafa ka reague mbas nji shkrimi te Jakup Krasniqit ku ai e pyet Mustafen “se me kend dreqin jane ai dhe ministrat e tij”.

Kete, Krasniqi e ka thane mbas sic thote ai, kushtezimeve per demarkacionin me Malin e Zi, qe kryeministri Mustafa po i zbulon njani mbas tjetrit.

Por, thuejse i menjihershem ishte reagimi i kryeministrit Mustafa, transmeton Rrokum.TV.

Ai ja ka ‘kujtue’ Krasniqit se si kryetar i Kuvendit te Kosoves qe ka qene i ka nenshkrue Ligjin per Parkun Kombetar ‘Bjeshket e Nemuna’ me 13 Dhetor 2012 , Ligjin per Kufijte Administrativ te Komunave me 20 Fror 2008 dhe Vendimin per miratimin e Planit Hapsinor te Republikes se Kosoves per periudhen 2011-2020, e dates 16 Qershor 2011.

Mustafa ka thane se krejt keto akte ligjore jane ne kufijte qe i ka percaktue Komisioni shtetnor ne vitin 2015.

Kryeministri Mustafa ne reagimin e tij i thote Krasniqit se, ose atehere e ka pase keq ose tash. Ai therret Krasniqin me kallxue nese ka gabue atehere, sepse nuk asht marre me pranue gabimin.

Statusi i plote i Mustafes:

Në qoftë se Z Jakup Krasniqi, si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka nënshkruar pa vetëdije Ligjin Nr. 04/L-086 për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, më dt 13.12.2012, Ligjin Nr.93/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, dt 20 shkurt 2008 dhe Vendimin për miratimin e Planit Hapësinor të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2020, Nr 04-V-82, dt 16 qershor 2011 sepse të gjitha këto akte ligjore janë në kufijtë që i ka përcaktuar Komisioni shtetror në vitin 2015, të tregoj; Ose atëhere e ke pasur keq ose tani. Nëse ju keni vendosur atëherë gabimisht, tregoni, nuk është turp të pranohet gabimi