Mustafa jep fjalë të medhaja për femitë e vendit!

Kosova asht tue ec mirë sa i përket fushës për mbrojtjen e fëmive.

Kështu tha sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sot në lansimin zyrtar të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmive.

Mustafa tha se Qeveria ka marrë hapa konkret për vendosjen e fëmive në qendër të prioriteteve.

Simbas kryeministrit, Strategjia kombëtare për zhvillim në katër shtyllat e saj orienton përpjekjet e Qeverisë drejt zhvillimit të shtetit për zhvillim dhe jetë të shendoshë të fëmive.

“Fëmitë e Kosovës kanë të drejtë me i gëzue të drejtat e garantueme me Kushtetutë. Me kënaqësi mund të them se legjislacioni asht në përputhje me standardet europiane sa i përket të drejtave të fëmive”, tha kryeministri.

 

Mustafa tha se të dhanat nga indeksi për Mbrojtjen e Fëmive ndihmojnë n’identifikimin e fushave për përpjekjet e Qeverisë për arritjen e standardeve të BE’s.