Mustafa ju ka dhanë nji lajm të mirë veteranëve, qe çka!

Nji ditë mbas vendimit të egzekutivit për ndamjen e mbi 1 milion e 600 mijë eurosh nga rezervat shtetnore për pensionet e veteranëve, për muejin shtator, Veteranët kanë mbajt takim me kryeministrin e Kosovës.

Express, ka kontaktue me kryetarin e OVL’s të UÇK’s, Smajl Elezaj.

Ai asht shpreh se nga takimi me kryeministrin, Mustafa, atyne u asht premtue se deri në Kallnor të vitit të ardhshëm, veteranët kanë me marrë pensionet.

“Na biseduem me Qeverinë që të mos kemi probleme, lidhun me pagesat për veteranët. Ka disa muej që po i hasim të njejtat probleme. Qeveria na premtoi se deri në Kallnorin e vitit të ardhshëm pensionet janë sigurue”, ka thanë Elezaj.
Veteranët, ende nuk i kanë marrë pagesat për muejin Shtator.

 

veteranate-mustafa