Mustafa ju uron mirëseardhje anëtarëve të ri në LDK

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, përmes Facebook ju ka urue mirëseardhje Driton Selmanajt, Visar K. Berishes dhe Dardan Veliajt.

Mustafa ka thanë se, ata janë tre profesionistë të shquem, përfaqësues të denjë të shoqnisë civile, me integritet personal e njerëzor.

Shkrimi i plotë:

“Driton Selmanaj, Visar K. Berisha dhe Dardan Veliaj janë nga sot vlera të shtuara në LDK.

Ata janë tre profesionistë të shquar, përfaqësues të denjë të shoqërisë civile, me integritet personal e njerëzor.

Visari, Dardani e Dritoni dhe shumë ekspertë të tjerë do të na bashkëngjiten në Koalicionin LDK, AKR, Alternativa… dhe misionin tonë për ndarjen përfundimtare të shtetit nga e keqja”.