Mustafa ka nji lutje të madhe për KFOR’in!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa po merr pjesë në ditën e tretë të seminarit të Asamblesë së NATO’s në Prishtinë.

Në këtë seminar kryeministri Mustafa ka folë për rolin e NATO’s në Kosovë respektivisht KFOR’it.

Ai tha se forcat e KFOR’it janë ende të domosdoshme në Kosovë, dhe simbas tij qytetarët gezojnë nji besim të plotë te forcat e KFOR’it.

 “NATO ka nji rol të veçantë në Kosovë, na jemi të interesuem për bashkëpunim të mirë sidomos me KFOR’in. Mund të them me pergjegjësi të plotë se besimi i qytetarëve te KFOR’i asht tejet i naltë dhe se bashkëpunimi asht në nivel tue dit misionin e saj në ruejtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Na jemi ende të interesuem qe KFOR’i me qendrue në Kosovë”, tha ai.