Mustafa ka propozue qeveri ma t’vogël

Isa-mustafa

Kryeministri Isa Mustafa ka ba me dije për “Epokën e re” se asht tue pritë propozimet e PDK-së për plotësimin e dy pozitave në Qeveri, mbas shkuemjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit.

Ai ka thanë se, Hajredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj janë zgjidhje e pranueshme për te si kryeministër, nëse këta dy emna plotësojnë pozitat në Qeveri.

“Presim këto ditë me i marrë propozimet nga Partia Demokratike e Kosovës. Z. Kuçi ka qenë edhe ma parë zavendëskryeministër, asht ministër i Drejtësisë, profesor, nji prej juristëve të shquem të vendit tonë dhe pjesëmarrës aktiv i shumë proceseve të shtetndërtimit. Z. Hoxhaj, po ashtu, ka krye përgjegjësitë e ministrit të Punëve të Jashtme, asht deputet i Kuvendit dhe profesor universitar. Gjithsesi janë zgjidhje të pranueshme, por propozimet zyrtare ka me i dhanë partneri i koalicionit. Vlerësoj se, duhet me pas nji qeveri ma të vogël për nga numri dhe me sigurue ministri, të cilat nuk bajnë punë të njajta”, ka thanë Mustafa.