Mustafa kallxon se qysh u takue me Kurtin dhe Ymerin e VV’s

Kryetari i LDK’s Isa Mustafa ka thanë se po presin certifikimin e rezultateve për me shqyrtue mundësinë e koalicioneve.

 Kryeministri ne detyre Isa Mustafa, prejse e ka marrë këtë post, nuk u takue asnjiherë në nji tavolinë me Albin Kurtin e Visar Ymerin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, ai thotë për RTK se mbas zgjedhjeve te fundit, asht takue në nji tavolinë me Kurtin dhe Ymerin.

“Asht hera e parë që jemi takue prejse jam Kryeministër me z. Kurti dhe z. Ymeri, në nji tavolinë të tillë. Kemi bisedue ma shumë për proceset. Nuk kemi bisedue konkretisht për koalicionin”, ka thanë Mustafa.

Mustafa ka thanë se duhet të shohin programin dhe çdo gja duhet m’u ba mbi bazë të nji programi.