Mustafa: Koalicioni i ka votat, kauzat e opozitës janë fiktive me rrxue pushtetin!

isamustafa

Isa Mustafa ka thanë se si kryeministër i vendit ka me i ba krejt përpjekjet institucionale, ligjore dhe politike me i krijue mundësi që të gjithë faktorët politikë dhe shoqnorë me dhanë kontributin e tyne, që demarkacionin me Malin e Zi me adresue me interes nacional.

Ai n’intervistën për “Epokën e re”, ka thanë se në këtë mënyrë t’i hapin rrugë liberalizimit të vizave, transformimit të FSK’së, forcimit të subjektivitit ndërkombëtar dhe rikonfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA’n.

Mustafa ka thanë se koalicioni qeverisës nuk asht zmbraps sa i përket demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionit të komunave serbe.

Ai ka thanë se koalicioni qeverisës do t’i ketë votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit.

Tue fol rreth mundësisë që nëse nuk ratifikohet projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, vendi me shkue në zgjedhje, Mustafa ka thanë se nuk ju ka frigën zgjedhjeve.

Ai ka theksue se kauzat e opozitës janë kauza fiktive, të krijueme me qëllim të rrximit të pushtetit.