Mustafa: Kodi +383 forcon shtetin e Kosovës. Kjo asht shuma që i asht pague Monaco’s deri tash

Drejtori i Telekomit të Kosovës – Vala, Agron Mustafa, mbajti nji ligjëratë për gjithçka që ka ndodhë në Telekomin e Kosovës, përfshi edhe efektet që ka me dhanë kodi i ri, +383.

Ai potencoi se nga aspekti juridik, kodi i ri forcën shtetësinë e Kosovës, ndërsa nga aspekti ekonomik kursen miliona euro, të cilat i shkojnë Monaco Telekom.

Simbas tij, prej 16 vjetësh sa shfrytëzohet kodi i këtij shteti, Monaco Telekom i janë pague 194 milionë euro.

Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka vizitue Universitetin e Shkencave të Aplikueme në Ferizaj (USHAF), ku asht pritë nga rektori, Agron Bajraktari. Në këtë takim asht bisedue për ndihmën që ka dhanë ky institucion në ngritjen dhe zhvillimin e Universitetit dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.