Mustafa: Kodi i jep Kosovës sovranitet nderkombëtar

Kryeministri i Kosovës, gjatë interpelancës para deputetëve të Kosovës, lidhun me kodin shtetnor telefonik, ka thanë se me këtë marrëveshje Kosova e ka forcue sovranitetin shtetnor dhe integritetin territorial.

Mustafa tha se ky kod ka randësi shtetnore sepse i jepet Kosovës sovranitet nderkombëtar dhe perban nji prej simboleve të randësishme për vendin tonë.

“Kosova në Bruksel ka arritë marrëveshje me Serbinë e cila i siguron Kosovës kodin e telekekomunikacionit shtetnor. Tash kur na po bisedojmë këtu Edita Tahiri po merr pjesë në implementimin e kësaj marrëveshje.
Kosova ka me pasë kodin e saj telefonik dhe ky kod ka me qenë ai i cili do t’i heq nga përdorimi tri kodet që janë përdorë deri tash.

Ndërkaq kodi shtetnor i Kosovës ka me ba Kosovën me kod të vetin tue i hekë nga përdorimi kodet që janë perdorë tash e 17 vite ilegalisht si asht ai 377, 386, 381”, tha ai.

Ai ka shtue se me këtë marrëveshje Kosova e ka forcue sovranitetin shtetnor dhe integritetin territorial me faktin se organizata nderkombëtare e telekonominikacionit ka me ja adaptue Kosovës kodin e saj telefonik.

Simbas tij, Austria tashma ka aplikue në Kallnor në emën të Kosovës për me kerkue nga EBU, me i nda kodin telefonik Kosovës.

Ai ka sqarue se arsyeja pse asht dashtë Austria me aplikue, asht se në këtë mënyrë mundet me u largue pengesat sepse Kosova ende nuk asht anëtare e KB’s dhe pengesat që Serbia do të mundet me ja ba.